UBT News

Wagner me kritika ndaj ministrisë ruse të mbrojtjes, përsëri

Themeluesi i grupit Wagner, Yevgeny Prigozhin, është ankuar se forcat e tij, të cilët po luftojnë në Bakhmut, po marrin vetëm 10% të predhave që u nevojiten nga ministria e mbrojtjes.

Vetëm ditë më parë, ai njoftoi se ushtria i kishte premtuar çfarëdo furnizimi që nevojitej, pasi ai kërcënoi se do të tërhiqej nga qyteti lindor i Ukrainës.

Takime të gjata janë zhvilluar me ministrinë, tha ai sot, por nuk ka pasur asnjë përparim.

“Ne po vazhdojmë me një sasi minimale predhash”, tha z. Prigozhin, duke shtuar se njerëzit e tij megjithatë po përparonin në Bakhmut./UBTNews/

Exit mobile version