Kreu i grupit mercenar Wagner thotë se do të vazhdojë aktivitetet e tij në Afrikë dhe Bjellorusi, por se aktualisht nuk është duke rekrutuar luftëtarë të rinj.
Grupi po vendoste për objektivat e tij të radhës, tha Yevgeny Prigozhin në një mesazh audio të publikuar nga një llogari në Telegram e lidhur me Wagner.
Luftëtarët Wagner kanë luajtur një rol kyç gjatë pushtimit rus të Ukrainës.
Në qershor, disa mijëra prej tyre morën pjesë në një kryengritje jetëshkurtër kundër udhëheqjes ushtarake të Rusisë.
Në mesazhin e tij, z. Prigozhin tha se shumica e luftëtarëve të Wagner ishin aktualisht në pushim, sepse “para kësaj kishte një periudhë të gjatë pune shumë të vështirë”.
Ai tha se grupi po vendoste për detyrat e ardhshme, të cilat “do të kryheshin për madhështinë e Rusisë”.
Grupi do të qëndrojë “aktiv në Afrikë dhe në qendrat stërvitore në Bjellorusi”, shtoi ai në mesazhin e tij./UBTNews/