Volkswagen-VW raportoi një rritje të konsiderueshme të shitjeve në SHBA vitin e kaluar, pavarësisht mungesës së vazhdueshme të gjysmëpërçuesve dhe të tremujorit të fundit zhgënjyes, sipas një deklarate.
Shitjet ishin më të larta falë popullaritetit të modeleve të automjeteve sportive si; Atlas dhe Tiguan, duke i mundësuar VW të shiste në total 375,030 automjete në SHBA, 15 për qind më shumë se një vit më pare.
Megjithatë, në fund të vitit, shitjet ranë me gati 11 për qind, në 84,336 automjete krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Problemet e zinxhirit të furnizimit kanë ngadalësuar ndjeshëm tregun e makinave në SHBA muajt e fundit.
VW u detyrua të reduktonte orët e punës në vendet e prodhimit gjatë gjithë vitit për shkak të mungesës së pjesëve elektronike.