Vetëvendosje lavdëron punën e Qeverisë së Kosovës në krye me shefin e saj, në lidhje me procesin e vaksinimit.
Sipas VV-së, Qeveria e Kosovës ka marrë një mori masash për ta kufizuar shpërndarjen e koronavirusit pas shfaqjes së variantit Delta.
“Krahas vaksinimit rekord me afër 130 mijë vaksinime në javë, është shtuar stafi shëndetësorë me 1 mijë e 116 profesionistë, janë siguruar hapësira shtesë për hospitalizim, janë ndalur veprimtaritë që kanë grumbulluar numër të madh të njerëzve dhe është miratuar udhërrëfyesi i ri për menaxhimin dhe trajtimin e Covid-19”.
“Vaksinimi duhet të vazhdojë, masat duhet respektuar, të kujdesemi për veten sepse kështu kujdesemi për njëri-tjetrin. Bashkë ia dalim!”,/UBTNEWS