UBT News

VV shpall zgjedhjet e brendshme për kandidatë për kryetarë komunash

Lëvizja Vetëvendosje ka shpallur zgjedhjet e brendshme për kandidatë për kryetarë komunash. Kandidatët mund të paraqesin kandidaturat nga sot deri më 3 korrik 2021, ora 17:00.

“Pas dorëzimit të dokumentacionit të nevojshëm, Komisioni Zgjedhor Ad Hoc i Qendrës (KZAQ) dhe KZP do të bëjnë verifikimin e tyre dhe do ta pajisë kandidatin/en me formularin e grumbullimit të nënshkrimeve të nevojshme për zyrtarizimin e kandidaturës, ashtu siç është e paraparë me Statutin dhe Rregulloren e zgjedhjeve të brendshme të Lëvizjes VETËVENDOSJE!”, thuhet mes tjerash në njoftimin e VV-së.

Zgjedhjet lokale do të mbahen më 17 tetor./UBTNews

Exit mobile version