Zëdhënësi i Vetëvendosjes, Përparim Kryeziu deklaroi se në takimin me emisarin special të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, nuk është diskutuar për Asociacionin, vetëm për dialogun.
Sipas tij, Lajçak është i vetëdijshëm për qëndrimet e VV-së për Asociacionin.
“Në takimin me z. Lajcak është diskutuar për procesin e dialogut në vete. Asociacioni i Komunave me shumicë serbe nuk ka mundur të jetë temë e këtij takimi pasi z. Lajcak është shumë i vetëdijshëm për qëndrimet dhe vlerësimet e LV-së në lidhje me të. Prandaj edhe nuk është paraqitur nevoja për riaktualizim të kësaj teme në takim me ne. Të njejtën konsideratë me gjasë nuk mund ta këtë pasur në takimet e tjera, veçanërisht me ata të cilët e kanë negociuar e përkahur si marrëveshjen e 2013- ës poashtu edhe atë të 2015-ës”, shkroi Kryeziu mes tjerash.
Kryeziu konsideron se kjo temë mund të konsiderohet e mbyllur vetëm për VV-në, meqë thekson se është e vetmja parti që e ka kundërshtuar që nga fillimi.
“Në fakt, me të drejtë, kjo temë mund të konsiderohet e mbyllur vetëm për LV-në, duke qenë e vetmja që e ka kundërshtuar marrëveshjen për Asociacionin e Komunave me shumicë Serbe që nga fillimi – atëherë kur edhe është dashur të shprehet kundërshtimi.
Kurse pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese të 23 dhjetorit 2015, që e ka bërë praktikisht e përmbajtësisht projekt të pamundur në Republikën e Kosovës, kjo temë duhet të jetë e mbyllur edhe për gjithkë tjetër.”, shkroi Kryeziu.
Lajçak dje pas përfundimit të vizitës treditore në Kosovë, në një konferencë për media u shpreh se s’ka marrëveshje me Serbinë pa Asociacionin./UBTNews