UBT News

VV: Këto zgjedhje treguan se lehtë mund të organizohen votime gjatë pandemisë

Pas fitores së Shpejtim Bulliqit në Podujevë, Lëvizja Vetëvendosje i ka uruar të gjithë qytetarët e Llapit për këtë fitore.

Sipas VV-së, kjo fitore është ndryshim i madh për Podujevën e fillimi i ndryshimit në të gjithë Kosovën.

“Lëvizja dhe Shpejtim Bulliqi janë gati për detyrën e besimin që votuesi na dha. Shumë punë na presin e prej nesër jemi në shërbimin e secilit qytetar, pa dallim partie e prejardhjeje.Nuk do të lëmë qytetar pa përgjigje, as problem pa e adresuar. Do të jemi kudo ku do të thirremi e kudo ku do të ketë nevojë për ne. Vështirësitë e pandemisë do t’i përballojmë sëbashku. Nuk do t’ju lëmë vetëm. Do t’i sigurojmë barnat dhe ambulancat, menaxhimin e shkollave e qendrave të mjekësisë familjare, përkujdesjen për nxënësit e të infektuarit. Mjekët e infermierët do të na kenë me vete, mësimdhënësit do të na kenë krah e gratë do të jenë pjesë e jona”, thuhet mes tjerash në reagimin e VV-së.

Sipas VV-së, këto zgjedhje treguan se lehtë mund të organizohen votime gjatë pandemisë, edhe në Kosovë, si në vendet e tjera.

“Populli po kërkon ndryshim, dhe vonesat veç sa i shtojnë pakënaqësitë për politikën e vjetër dhe korrupsionin e saj”, thuhet mes tjerash në reagimin e tyre./UBTNews

Exit mobile version