Ka filluar procesi i numërimit të fletëvotimeve, dhe me këtë rast, Lëvizja Vetëvendosje ka kërkuar nga vëzhguesit dhe komisionerët që të jenë vigjilentë.
“Të nderuar komisionerë dhe vëzhgues të Lëvizjes VETËVENDOSJE! Pas pak fillon procesim i mbylljes së vendvotimeve dhe ai i numërimit të fletëvotimeve. Ju lutemi për vigjilencë. Ju jeni garancia e vullnetit të popullit të Kosovës dhe demokracisë. Ndaj të gjithë sytë janë drejtuar kah ju!”, thuhet në reagimin e VV-së./UBTNews