UBT News

VV-ja kërkon sharkimin e Driton Selmanajt

Lëvizja Vetëvendosje ka kërkuar shkarkimin e zëvendëskryeministrit Driton Selmanaj, pas deklarimeve të tij për çështjen e të pagjeturve.

Liburn Aliu nga VV-ja në një konferencë për media, tha se deklarimet e Selmanajt janë të papranueshme, si dhe shprehin mungesë respekti ndaj viktimave dhe familjarëve të tyre.

“Deklarimet dhe qëndrimet e muajve të fundit të Driton Selmanajt, kulmuan me një deklaratë të dhënë në një televizion të Kosovës lidhur me çështjet dhe diskutimet në interpelancën për të pagjeturit të rrëmbyer dhunshëm nga forcat serbe gjatë luftës në Kosovë. Një qëndrim i tillë është i papranueshëm, së pari nga pikëpamje morale, së dyti sepse është mungesë e thellë respekti ndaj viktimave dhe familjarëve të tyre, dhe së treti dëmton pozicionin shtetëror të Kosovës kudo”, tha Aliu.

Sipas tij, Selmanaj duhet të shkarkohet sa më parë.

“I apostrofuari nuk është i mirëseardhur në Kuvend dhe ky është qëndrimi ynë. Presim që sa më parë ta shkarkojnë nga pozicioni që zyrtarisht mban”, deklaroi ai./UBTNews

Exit mobile version