UBT News

VV-ja kërkon seancë të jashtëzakonshme për amandamentimin e Ligjit për Zgjedhje

Lëvizja Vetëvendosje ka kërkuar seancë të jashtëzakonshme për amandamentimin e Ligjit për Zgjedhje, që ua mundëson diasporës të votojë në ambasadat dhe konsullatat e shteteve ku ata jetojnë.

Lajmin e ka konfirmuar ushtruesja e detyrës së Kryesuesit të Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila, e cila theksoi se kanë bërë kërkesë që seancën e parë të jashtëzakonshme ta mbajnë sot me vetëm një pikë të rendit të ditës që është amandamentimi i Ligjit për Zgjedhje, e pastaj deklaroi se do të procedojnë me kërkesë për seancë të jashtëzakonshme për çështjen e presidentit.

“Varësisht nga afatet kohore do të procedojmë edhe me kërkesën për seancës së jashtëzakonshme për zgjedhjen e presidentes. Nëse kjo seancë përfundon brenda pak orëve, në varshmëri edhe me vullnetin e deputetëve që duhet të jenë në sallë dhe të jenë pjesëmarrës në votim ne do të caktojmë menjëherë edhe seancën tjetër për votimin e presidentit të ardhshëm të Kosovës”, tha Kusari-Lila

Kusari-Lila njoftoi se kanë paraqitur edhe kërkesën për dy kandidatura për president të Kosovës, atë të Vjosa Osmanit dhe Nasuf Bejtës./UBTNews

Exit mobile version