UBT News

VV-ja ia përsëriti shefit të BE-së qëndrimin për Asociacionin

Shefi i grupit parlamentar të VV-së, Rexhep Selimi, dhe nënkryetarja Fatmire Mulhaxha-Kollçaku e kanë pritur në takim shefin e zyres së BE-së në Kosovë, ambasadorin Tomáš Szunyog.

Sipas njoftimit të VV-së, në këtë takim mes shumë temash u diskutua edhe për agjendën evropiane si dhe për Asociacionin e komunave me shumicë serbe.

VV-ja edhe në këtë takim e ka ripërsëritur qëndrimin e tyre në lidhje me Asociacionin.

“Fatmire Mulhaxha Kollçaku tha se e sheh të dëmshëm vendimin e Qeverisë për shuarjen e Task-forcës së Anti Korrupsion dhe për këtë duhet kërkuar llogari. Në këtë drejtim, ajo tha se komisioni të cilin ajo e drejton do të bëjë çmos që kjo çështje ta merrë vëmëndjen dhe trajtimin e duhur. Kurse, Rexhep Selimi në lidhje me marrëveshjen e Asociacionit të Komunave serbe ripërsëriti qëndrimin e Lëvizjes VETËVENDOSJE!, e cila që nga fillimi e ka konsideruar të dëmshme atë dhe që tashmë e sheh edhe të vdekur pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese të 23 dhjetorit të 2015.”, thuhet mes tjerash në njoftimin e VV-së./UBTNews

Exit mobile version