Lëvizja Vetëvendosje ka dorëzuar ankesë në Gjykatën Supreme kundër vendimit të PZAP-së për moscertifikimin e pesë kandidatëve të Vetëvendosjes për deputetë.
Përfaqësuesi ligjor i Lëvizjes Vetëvendosje, Blerim Sallahu tha se janë të bindur që kandidatët e tyre do të certifikohen nga Supremja duke njohur profesionalizmin e këtij institucioni, ndërsa foli edhe në rast se ndodh skenari i kundërt.
“Nëse ndodh e kundërta, organet e Lëvizjes do të vendosin tutje çka do të bëjmë dhe patjetër qe do t’i drejtohemi Gjykatës Kushtetuese për të kërkuar masë të përkohshme për pezullimin e një vendimi të tillë. Gjykata Supreme duhet te sqarojë një raport ndërmjet kodit penal, nenit 100 dhe 29 paragrafi 1 pika q”, shtoi ai.