Lëvizja Vetëvendosje ka dorëzuar në Prokurorinë Speciale kallëzim penal lidhur me dyshimet për abuzim me furnizim me oksigjen.
Deputeti Fitim Uka tha se kanë marrë shqetësime për mungesë të oksigjenit, prandaj edhe kanë bërë dorëzimin e kallëzimit penal ndaj ministrit të Shëndetësisë, Armend Zemaj dhe drejtorin e ShSKUK-së, Valbon Krasniqi.
“Për këtë çështje janë përgjegjës dy persona, ministri i Shëndetësisë dhe drejtori i ShSKUK-së”, deklaroi Uka.
Ai e ka quajtur këtë rast skandaloz duke shtuar se pacientët janë detyruar që oksigjenin ta sigurojnë vetë, raporton EO.
“Jemi përpjekur që përmes Kuvendit dhe komisioneve parlamentare, por nuk kemi mbërri asgjë. Ministri na ka thënë që nuk ka pasur mungesë të oksigjenit. Ky është skandal se furnizimi po ndodh nga kompani ta palicencuara, pacientët po e blejnë oksigjenin dhe terapinë bazë”, deklaroi ai.