Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Besnik Bislimi thekson se zgjedhjet e 29 nëntorit kanë rëndësi të veçantë për Podujevën.
Sipas Bislimit, në sondazhin e realizuar me kompaninë UBBO, del që Shpejtim Bulliqi i VV-së është kandidat i pranueshëm.
“46.8 për qind e votave do të shkonin për profesorin Shpejtim Bulliqin, kundrejt 42 për qind për kandidatin e LDK-së, Nexhmi Rudarin, kurse 11.2 për qind për Naim Fetahun”, deklaroi Bislimi në një konferencë për media.
Bislimi shtoi se kjo tregon se zgjedhja e kryetarit do të përfundojë të dielën dhe nuk do të ketë nevojë për balotazh. Bislimi theksoi se edhe po të ketë balotazh sërish fitues do të del kandidati i tyre Shpejtim Bulliqi./UBTNews