UBT News

VV: Hoti mund t’i ndihmojë Kosovës duke dhënë dorëheqje

Në njëvjetorin e zgjedhjeve parlamentare në Kosovë, Lëvizja Vetëvendosje thotë se vullneti i qytetarëve është shkelur dhe përdhosur.

Nënkryetari i VV-së, Glauk Konjufca tha se interesat e përbashkëta të LDK-së me partitë e PAN-it devijuan vullnetin qytetar.

“Interesat e përbashkëta të LDK-së me PAN-it bëri që të vjen një kryeministër si Avdullah Hoti. Kjo qeveri s’ka asnjë legjitimitet qytetar. Qytetarët nuk i besojnë kësaj qeverie, rasti konkret se sa pak i besojnë qytetarët, është keqmenaxhimi me pandeminë. Deri tash e keni parë se si i qaset COVID-it Qeveria Hoti.”, tha ai.

Konjufca theksoi se kryeministri Hoti mund t’ia bëjë një të mirë Kosovës duke dhënë dorëheqje.

“Avdullah Hoti e ka një shancë të shkëlqyeshme me i ndihmua Kosovës, e kjo shancë është me dhënë dorëheqje. Kjo dorëheqje do të ishte me ia lëshu rrugën popullit. Sepse vullneti demokratik nuk mundet me u vjedh, s’vjedhet kërkund në botën demokratike.”, deklaroi Konjufca mes tjerash.

Exit mobile version