Lëvizja Vetëvendosje ka mbajtur konferencë për medie, pasi opozita ka reaguar për formimin e komisionit ad-hoc për KPM-në.
Deputetja Doarsa Kica Xhelili, ka thënë se nuk është hera e parë që intervistimi për anëtarë të bordeve është bërë në mënyrë të fshehtë.
“Është e çuditshme që thuhet diçka nga një deputetet si anëtare ndërsa asnjëra nuk kanë qenë prezent kur kanë ndodhur intervistimet për bordin e RTK dhe KPM. Dje u votuan kandidatët nga jo-shumicë. Ne kemi pasur reagime vetëm me proceset e KPM-së dhe kjo është e çuditshme. Dje nuk pat fjalime për pakica. Gjithmonë kur janë themeluar komisionet kanë qenë akterët e interesuar. Unë ende e kam të paqartë kur është themelua komisioni ad hoc. Cila është arsyeja që konsiderohet top sekrete. Dhe është shumë e rëndësishme që po bëhet këto dezinformata. Unë dua ta përmbyll që nuk po i bënë mirë që po dalin me deklarime të tilla sepse janë kandidatë nga radhët e opozitës”.
Deputet i VV-së, Fitim Haziri, ka thënë se është e çuditshme se me 27 maj të dy komisionet janë formuar të njëjtën ditë.
“Për bordin e RTK kemi mbajtur dy mbledhje. Dje kemi kaluar votim dhe është bërë përzgjedhja e dy anëtarëve. Çka qëndron mbrapa kësaj që për njërin komision kemi reagim e për tjetrin jo. Reagime kemi pasur vetëm për KPM. Kush qëndron prapa këtyre reagimeve”.