Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Vushtrri për dhunë në familje. Sipas raportit të Policisë, i dyshuari ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij.
Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa së bashku me vajzën e saj është dërguar në strehimore.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt./UBTNews