Një person nga fshati Karaçë e Komunës së Vushtrrisë në arën e tij ka mbjellë bimë narkotike të llojit kanabis sativa.
Kështu njofton Policia e Kosovës në raportin 24 orësh.

“Fsh. Karaçë, Vushtrri 14.06.2021 – 21:50. Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se në arën e tij janë të mbjellë bimë narkotike të llojit kanabis sativa. Me vendim të prokurorit, 82 bimët do të shkulën dhe do të shkatërrohen në vendin e ngjarjes. Rasti është duke u hetuar”.
Burimi: IndeksOnline