UBT News

Vushtrria shpall gjendje emergjente pas vërshimeve

Komuna e Vushtrrisë ka shpallur gjendje emergjente pas vërshimeve. I pari i komunës, Ferit Idrizi tha se pas vërshimeve situata nuk është aspak e mirë, sidomos pas daljes nga shtrati i lumit Tërstena.

Idrizi ka kërkuar nga qytetarët të bëjnë kujdes të shtuar.

“Pas vershimeve të fundit që ndodhen në oret e mbremjës situata në teren nuk është aspak e mirë sidomos pas daljes nga shtrati i lumit Tërstena.Andaj ju apelojmë që të bëni kujdes të shtuar pasi që oret në vijim mund të jenë kritike sidomos pjesa e Qytetit. Menjëher sonte kam marrë vendim për të shpallur gjendje emergjente dhe kam krijuar Shtabin Emergjent, me të cilët bashkarisht jemi në terren.Ftojmë qytetarët të cilët banojnë Afër Lumit “Podranqa” dhe “Terstena” të jenë të gatshëm për evakuim”, ka shkruar Idrizi në Facebook./UBTNews/

Exit mobile version