212 mijë e 915 euro është shuma e grantit që ka fituar komuna e Vushtrrisë nga Ministria e Ekonomisë dhe Ambientit dhe Gizi Gjerman, për performancë të mirë në mjedis.
Kryetari i Vushtrrisë, Xhafer Tahiri ka njoftuar se qe tri vite, komuna e Vushtrrisë ka fituar afër 2 milionë euro për performancë të mirë në fusha të ndryshme.
“212,915€ është shuma e grantit të performancës në ambient që Vushtrria ka fituar, si top Komunë, vlerësuar nga Ministria e Ekonomisë dhe Ambientit dhe GIZ Gjerman. Afër 2 milionë € është shuma totale e granteve që Komuna e Vushtrrisë ka fituar këto 3 vite si rezultat e performancës së mirë në fusha të ndryshme! Faleminderit KRM ‘Uniteti’, punëtorëve të vyer e menaxhmentit si dhe punonjësve të Komunës së Vushtrrisë për angazhimin”, shkroi ai në Facebook./UBTNews
Posted by Komuna Vushtrri Faqja Zyrtare on Monday, December 21, 2020