UBT News

Vushtrria dhe disa pjesë të Mitrovicës pa ujë të pijes prej dy ditësh

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Mitrovica” ka njoftuar se disa pjesë të Mitrovicës dhe Vushtrrisë kanë mbetur pa furnizim me ujë të pijes.

“Si pasojë e shpërthimit të gypit kryesor 700 mm në daljen e Vushtrrisë, pranë “EMONA”-s, i gjithë qyteti i Vushtrrisë, si dhe fshatrat deri në Grace, kanë mbetur pa furnizim me ujë të pijes. Po ashtu, edhe Dobërlluka dhe Smrekonica janë pa ujë”, thuhet në njoftim.

Sipas njoftimit, ekipet e mirëmbajtjes së rrjetit janë në vendngjarje dhe janë duke punuar në rregullimin e kësaj çështjeje.

Ndërsa, si pasojë e një defekti në instalimet elektrike të Stacionit të Pompimit në Rekë të Mitrovicës, pa furnizim me ujë të pijes kanë mbetur Tuneli i Parë, Stan Tërgu, Trepça dhe Rahova.

“Ekipi i mirëmbajtjes elektro-maqinerike do të fillojë me riparimin e defektit gjatë ditës së nesërme dhe shpresojmë që furnizimi me ujë për këto fshatra të kthehet nesër gjatë ditës”, thuhet në njoftim.

Exit mobile version