UBT News

Vushtrri, Xhafer Tahiri pranon humbjen

Xhafer Tahiri i Lidhjes Demokratike të Kosovës pranoi humbjen në Vushtrri. Ai i uroi fitoren kundërkandidatit të tij, Ferit Idrizit.

“Në liri e demokraci, zgjedhjet janë festë, ju me votën tuaj sot i dhatë besimin kundërkandidatit tim z. Ferit Idrizi. Ky është vullneti i shumicës së qytetarëve të Vushtrrisë, e unë dhe LDK e respektojmë në plotni vullnetin qytetarë, prandaj më lejoni të uroj Ferit Idrizin për fitore në Vushtrri. Të dashur votues të LDK, e qytetarë të Vushtrrisë faleminderit për besimin tuaj. E kam pasur nderin e privilegjin më të madh të ju shërbejë me nderë e përkushtim në Vushtrrinë tonë. Shihemi në beteja të reja politike”, shkroi ai mes tjerash.

Nga numërimi i 96.94% të votave në Vushtrri, Idrizi mori 12 mijë e 736 vota apo 53.13%, kurse Tahiri 11 mijë e 234 vota apo 46.87%./UBTNews

Exit mobile version