UBT News

Vushtrri, vjehrri ushtroi dhunë fizike ndaj resë

Policia e Kosovës e ka arrestuar një person në Vushtrri për dhunë në familje. Sipas njoftimit të Policisë, i dyshuari (vjehrri), në mënyrë sistematike ka ushtruar dhunë psikike dhe fizike ndaj resë së tij. Rastin e ka raportuar në polici vetë viktima.

Hetuesit policorë në kuadër të Stacionit Policor në Vushtrri lidhur me rastin kanë ndërmarrë veprime të shpejta hetimore, me ç’rast është arrestuar personi i dyshuar.

“Si rezultat i hetimit të zgjeruar, bazuar në elemente të tjera rrethanore, hetuesit policorë te i dyshuari kanë gjetur dhe sekuestruar një pushkë gjuetie për të cilën nuk posedonte leje. Ndërsa, pas procedurave intervistuese, me urdhër të prokurorit të rastit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt. Ndaj tij janë iniciuar raste për veprat penale ‘dhunë në familje” dhe “armëmbajtje pa leje””, njofton Policia e Kosovës./UBTNews

Exit mobile version