Një çiklist është goditur nga një veturë në Vushtrri. Si pasojë e aksidentit, çiklisti ka pësuar lëndime trupore.
“Ka ndodhur një aksident trafiku ku të përfshirë kanë qenë një automjet me drejtuese një femër kosovare dhe një biçikletë me drejtues mashkull kosovar. Si pasojë e aksidentit përveç dëmeve materiale, lëndime ka pësuar drejtuesi i biçikletës i cili pas tretmanit mjekësor është liruar”, njofton Policia e Kosovës.
Rasti është nën hetim./UBTNews