Në Komisionin Hetimor Parlamentar për menaxhimin e pandemisë COVID-19, ka dëshmuar ekipi vullnetar në Qendrën e Karantinës në Prishtinë, që ishin në ditën kur u pranua i ndjeri Agon Musliu në karantinë.
Laureta Tafa, e cila ka qenë pjesë e këtij ekipi vullnetar, deklaroi se i ndjeri Musliu kishte deklaruar se nuk ka probleme shëndetësore.
“Më kujtohet që është pyet paraprakisht prej Institutit, a ki ndonjë sëmundje, ka thënë jo, vetëm se para me shku në Gjermani ka pasur probleme me veshkët. Ndërsa kur e kanë pyet se a ka probleme tash, ka thënë jo shumë mirë jam tash, s’kam asnjë problem tjetër”, deklaroi ajo.
Agon Musliu vdiq në Qendrën e Studentëve në muajin maj./UBTNews