Aleksandar Vuçiq është betuar për herën e dytë si president i Serbisë për një mandat pesëvjeçar të fituar në zgjedhjet presidenciale të 3 prillit.
Para deputetëve të legjislaturës së kaluar të Parlamentit të Serbisë, Vuçiq u zotua për “ruajtjen e sovranitetit dhe territorit të Serbisë, përfshirë edhe Kosovën si pjesë integrale të saj”. Ai tha se për Kosovën “duhet një zgjidhje kompromisi”, si një premtim i thënë edhe gjatë mandatit të kaluar.
Fjalimi i tij në seancën e sotme u ndërpre vazhdimisht nga duartrokitjet e gjata të deputetëve. Vuçiq potencoi se Qeveria e re do të formohet deri në fund të korrikut dhe do ta ketë të vështirë qasjen karshi sanksioneve ndaj Rusisë./UBTNews/