UBT News

Vuçiq thërret takim urgjent të Këshillit të Sigurisë

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq ka thirrur për të martën një takim urgjent të Këshillit të Sigurisë Kombëtare lidhur me situatën në kufirin e Jarinjes si temën kryesore në rendin e ditës, shkruan Tanjug, transmeton UBT News.

Takimi urgjent i Këshillit do të mbahet në orën 10 të mëngjesit.

Kujtojmë se Qeveria e Republikës së Kosovës ka marrë vendim që nga sot të vendoset reciprocitetit ndaj Serbisë sa i përket targave të automjeteve. Dokumenti është nënshkruar nga Ministri i punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

Në vendim thuhet se “obligohet pajisja me targa të përkohshme për të gjitha automjetet që mbajnë targa të Serbisë dhe hyjnë në territorin e Republikës së Kosovës. Pajisja me targa të përkohshme bëhet në të gjitha pikat e kalimit kufitar të Republikës së Kosovës”.

Tutje në vendim thuhet se vlefshmëria e këtyre targave të përkohshme është 60 ditë.

Exit mobile version