Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka thirrur një takim të Këshillit të Sigurisë Kombëtare më 13 maj në ora 11:00, pas vendimit të Kosovës për të aplikuar për anëtarësim në Këshillin e Evropës.
Më 12 maj, zëvendëskryeministrja e Kosovës, Donika Gërvalla ka dorëzuar fizikisht aplikacionin e Kosovës në këtë Këshill.
“Me këtë veprim, Kosova ka shkelur edhe një marrëveshje që ka nënshkruar, e ajo është Marrëveshja e Uashingtonit. Ata e kanë shkelur atë”, ka thënë Vuçiq./UBTNews/