Presidenti Aleksandar Vuçiq u takua në Bruksel me Përfaqësuesin Special të Bashkimit Evropian për Dialogun midis Beogradit dhe Prishtinës, Miroslav Lajçak, përpara një raundi të ri të dialogut dhe një takimi me Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.
Pas takimit me Miroslav Lajcak, nga ora 14.30, Vuçiq do të bisedojë me Përfaqësuesin e Lartë të BE-së për Punë të Jashtme dhe Politikë të Sigurisë, Josep Borrell, i cili do të paraqesë para mediave pritjet nga takimi i sotëm i delegacioneve të Beogradit dhe Prishtinës, shkruan gazeta online Reporteri.net.
Bisedimet trepalëshe midis Vuçiq, Albin Kurti dhe ndërmjetësuesit të BE pritet në orën 3:00 pasdite, ndërsa fjalimi i Lajçak para mediave pritet pas bisedimeve.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, do të takohet për herë të dytë me Presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në Bruksel.
Gjatë takimit të parë me Vuçiq, Kurti bëri katër propozime, tri prej të cilave iu refuzuan, ndërsa për njërën nuk kishte marrë përgjigje.