UBT News

Vuçiq takohet me Lajçak dhe Palmer: Dialogu me Kosovën do të rinisë së shpejti

Sot, Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, u takua me Përfaqësuesin Special të Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi dhe çështje të tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor, Miroslav Lajçak dhe Zëvendësndihmës Sekretarin amerikan të Shtetit, Matthew Palmer.

“Bisedë e mirë me Përfaqësuesin Special të BE-së për Dialogun Beograd-Prishtinë dhe çështje të tjera rajonale në Ballkanin Perëndimor Miroslav Lajçak dhe Zëvendës Ndihmës Sekretarinamerikan i Shtetit, Matthew Palmer”, shkroi Vuçiq në llogarinë e tij në Instagram.

https://www.instagram.com/p/CPqdW6DpGbV/?utm_source=ig_embed&ig_rid=fb6a2ccc-d5a8-458f-a083-c4f9893e654d

Vuçiq shtoi se vazhdimi i dialogut me Kosovën pritet së shpejti.

“Dialogu me Prishtinën do të vazhdojë së shpejti dhe unë besoj në mundësinë e arritjes së një zgjidhje përmes kompromisit”, tha ai./UBTNews

(Driton Hyseni, student në Media dhe Komunikim në UBT)

Exit mobile version