Sot, Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, u takua me Përfaqësuesin Special të Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi dhe çështje të tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor, Miroslav Lajçak dhe Zëvendësndihmës Sekretarin amerikan të Shtetit, Matthew Palmer.
“Bisedë e mirë me Përfaqësuesin Special të BE-së për Dialogun Beograd-Prishtinë dhe çështje të tjera rajonale në Ballkanin Perëndimor Miroslav Lajçak dhe Zëvendës Ndihmës Sekretarinamerikan i Shtetit, Matthew Palmer”, shkroi Vuçiq në llogarinë e tij në Instagram.
Vuçiq shtoi se vazhdimi i dialogut me Kosovën pritet së shpejti.
“Dialogu me Prishtinën do të vazhdojë së shpejti dhe unë besoj në mundësinë e arritjes së një zgjidhje përmes kompromisit”, tha ai./UBTNews
(Driton Hyseni, student në Media dhe Komunikim në UBT)