UBT News

Vuçiq: Radoiçiqi ka dhënë dorëheqje nga Lista Serbe

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se nënkryetari i Listës Serbe, Milan Radoiçiq ka dhënë dorëheqje nga kjo pozitë.

“Radoiçiq nuk dëshiron ta dëmtojë më tej Listën Serbe”, ka thënë Vuçiq, në një intervistë për TV Espanyol.

Në vitin 2018, Vuçiq pretendonte se nuk e njeh dhe se nuk ka biseduar me Radoiçiq kurrë. Pesë vjet më vonë e falënderoi për “ruajtjen e serbëve në Kosovë”. Më pas thotë se do të merret në pyetje nga drejtësia.

Radojçiq u pa së fundmi në Manastirin në veri të vendit, ku qëndruan terroristët, pas sulmit terroristë ku mbeti i vrarë një Policë i Kosovës. Një pjesë e terroristëve kanë arritur të largohen, ndër ta edhe Radojqiq, i cili ishte i plagosur dhe shërohej në Serbi.

Ai kërkohet nga institucionet e Kosovës për shumë vepra terroriste e penale.

Exit mobile version