Presidenti i Serbisë, Aleksander Vucic aktualisht po raporton në Kuvendin e Serbisë pas takimit që pati me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.
Ndër të tjera, Vucic është ankuar duke thënë se Kosova ka dashur t’i grabisë vaksinat serbe.
Ai tha gjithashtu se me vaksinat nga Serbia donte t’i vaksinonin edhe serbët edhe shqiptarët, por harron se ato vaksina kanë hyrë në Kosovë ilegalisht nga Serbia.