UBT News

Vuçiq: Nuk do të nënshkruajë pavarësinë e Kosovës, dialogu fillon në qershor

Presidenti i Serbisë dhe Partisë Progresive Serbe (PPS), Aleksandar Vuçiq, tha se ai nuk do të nënshkruante njohjen e pavarësisë së Kosovës, pavarësisht presioneve, të cilat do të jenë të mëdha si para ashtu edhe pas mesit të qershorit, kur dialogu me Kosovën duhet të vazhdojë.

“Thelbi i drejtimit të vendit është pavarësia, që të mund të marrim vendime në emër të Serbisë. Ato nuk do të sillen nga asnjë i huaj, as nga ndonjë ambasador”, tha Vuçiq në hapjen e mbledhjes së PPS-së.

Ai tha, “përderisa PPS është Serbi, populli do të pyetet, jo manjakët dhe të huajt”.

Duke folur për dialogun me Kosovën, ai theksoi se kjo e fundit nuk po i përmbush detyrimet e saj nga marrëveshjet e arritura, por “Perëndimi nuk shqetësohet për këtë”.

Vuçiq vlerësoi se në dy ditët e kaluara ai mësoi se do të shpallej fajtor për probleme të shumta në rajon, se BBC në anglisht mbante tekste rreth “no-paper”-ave në faqet e para gjatë kësaj periudhe.

“As kam ngrënë e as kam nuhatur qepë, nuk kam përkrahur asnjërën, sepse në secilën letër Kosova është e pavarur. Unë jam fajtor për këtë dhe për faktin se askush nuk ka dashur një Serbi të fortë që nga Kongresi i Berlinit në 1878. Kjo është arsyeja pse ata lëvizën popullsinë, ndërhynë në gjithçka”.

“Ata e shohin Serbinë si një faktor përçarës, sepse ajo është më e madhe se vendet e tjera të vogla në rajon dhe për shkak të kësaj ajo është e penguar në kuptimin ekonomik dhe politik”, tha Vuçiq./UBTNews

(Driton Hyseni, student në Media dhe Komunikim në UBT)

Exit mobile version