Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme, Josep Borrell, kishte përmendur 11 majin si datë të mundshme për takim mes Kurtit dhe Vuçiqit, por kjo nuk kishte ndodhur shkaku i refuzimit të Kurtit me arsyen se nuk kishte marrë ftesë paraprakisht.
E presidenti serb duket se do ta përdor të njëjtin argument për të shtyrë edhe më tej takimin me Kurtin, duke thënë se do të shkojë në takimin e mesit të qershorit vetëm nëse nuk i del ndonjë obligim tjetër.
“Nëse ajo ditë është e lirë për mua, do të shkoj, e nëse jo, do t’ju them ta shtyjnë takimin për një tjetër ditë,” ka thënë Vuçiq që ndodhej në Pragë, përcjell Periskopi.
Kreu i shtetit serb ka thënë se është për dialog meqë kjo është në të mirë të të dy popujve, ani pse vazhdimisht ka shprehur qëndrimet armiqësore ndaj Kosovës.