Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, e ka quajtur kërcënim paralajmërimin e Qeverisë së Kosovës për ngritje të padisë për gjenocid në luftën e fundit në Kosovë.
Vuçiq ka thënë se Kosova nuk mund ta bëjë këtë, pasi nuk është shtet anëtar i OKB-së. Sipas tij, këtë mund ta bëjë vetëm një shtet tjera, Shqipëria.
“Ju të kërcënoni me padi për gjenocid? Për të ndodhur kjo, duhet ta bëni vetëm përmes Shqipërisë, e kjo do të thotë bashkim me Shqipërinë. Unë i lus shqiptarët nga Kosova që këtë të mos e bëjnë”, ka thënë Vuçiq me tone kërcënuese, përcjell “B92” të mërkurën.
Qeveria e Kosovës ka paralajmëruar se deri në fund të vitit 2022 do të bëjë padi në Gjykatën Ndërkombëtare për gjenocidin serb mbi shqiptarët në luftën e fundit.