UBT News

Vuçiq me shefin e UNMIK-ut: “Prania e UNMIK -ut është e rëndësishme për stabilitetin në Kosovë”

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq dhe shefi i misionit të OKB-së në Kosovë, Zahir Tanin ranë dakord sot se prania e UNMIK-ut është e rëndësishme për ruajtjen e stabilitetit në në Kosovë.

Siç raporton Tanjug, në takim Vuçiq theksoi rëndësinë e komunikimit me UNMIK -un dhe shtoi se “Serbia është gjithmonë e gatshme të bëjë përpjekje shtesë në mënyrë që të zhvillojë më tej modele të shkëmbimit të mendimeve me misionin e OKB -së në Kosovë”, njoftoi shërbimi për shtyp i presidentit serb, transmeton Klankosova.tv

Exit mobile version