Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka thënë se gjithçka tjetër në Serbi po shkon më mirë, por se ai është i shqetësuar për problemin e Kosovës.
“Ka shumë probleme politike dhe presione mbi Serbinë për shkak të Kosovës. Kam frikë se këto ditë ata do të fillojnë me çudi të ndryshme, por ne do të luftojmë, dorëzimi nuk është një opsion”, tha ai, raporton Tanjug, transmeton Klankosova.tv.
Ai shtoi se ekonomia atje po shkon mirë, se pensionistët do të kenë pensione dhe se do të ketë më shumë punë për qytetarët.