Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq është injoruar gjatë takimit inaugurues të Komunitetit Politik Evropian.
Analisti britanik, Daniel Smith ka shpërndarë një video në rrjetin social Twitter ku Vuçiq shihet i injoruar dhe i izoluar.
“Shikoni sesi Presidenti i #Serbisë injorohet dhe izolohet gjatë takimit inaugurues të Komunitetit Politik Evropian #EPC”, ka shkruar ai sipër videos.
Para disa ditësh Serbia ka nënshkruar një marrëveshje me Rusinë, për çka është kritikuar nga BE dhe Perëndimi.
Marrëveshja erdhi në kohën kur vendet perëndimore kanë dënuar luftën pushtuese të Rusisë në Ukrainë duke i vendosur vazhdimisht sanksione.
Serbia është i vetmi vend që nuk ka vendosur sanksione ndaj Rusisë, duke tentuar të vazhdojë të ulet në “dy karrige”.