Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, do t’i drejtohet publikut sot në orë 13:00, në ndërtesën e Sekretariatit të Përgjithshëm të presidentit serb.
Kjo u bë e ditur nga Shërbimi për Marrëdhënie me Mediat i Presidentit të Serbisë, transmeton Klankosova.tv.
Ky adresim i tij vjen pas vizitës së emisarit evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak dhe përfaqësuesit Special të Departamentit të Shtetit për Ballkanin Perëndimor Matthew Palmer.
Kreu i shtetit serb pritet të flasë për Kosovën, bisedimet në Bruksel dhe në rrugën evropiane të Serbisë, bisedime me përfaqësues të opozitës, çështje të rëndësishme të shtetit dhe pjesëmarrjen e tyre në seancën e Këshillit të Sigurimit më 8 qershor, raporton Tanjug, transmeton Klankosova.tv.