Presidenti serb, Aleksandër Vuçiq e kryeministri i Shqipërisë Edi Rama janë duke qëndruar në Shkup në një vizitë dy ditore, ku janë pritur nga kreu i Qeverisë së Maqedonisë, Zoran Zaev.
Ata po marrin pjesë në Forumin Ekonomik për Bashkëpunimin Rajonal, në Shkup.
Para të pranishmëve në fillim ka folur Zaev, ndërsa pas tij e ka marrë fjalën presidenti serb.
Ajo që ka rënë në sy, ka qenë mënyra se si Vuçiq iu është drejtuar kryeministrit të Maqedonisë dhe atij të Shqipërisë.
Derisa Zaevit i ka thënë vetëm zyrtarisht, “i nderuar kryetar i Qeverisë”, Ramën, Vuçiqi e ka quajtur “mik të dashur e të nderuar”.
“I nderuar kryetar i qeverisë së Maqedonisë, Zoran Zaev, miku im i dashur i nderuar, z.Rama, të nderuar mysafirë”, tha Vuciq.
Sot ndërkaq, është paralajmëruar se do të ndryshohet edhe emri i iniciativës minishengen.
“Nuk jemi torollak e as naiv të mendojmë që dikush do të punojë në favor të shteteve tona, nëse ne nuk e bëjmë këtë”, tha Vuçiq.