UBT News

Vuçiq i bën thirrje Rusisë të ndalojë rekrutimin e serbëve për të luftuar përkrah grupit Wagner në Ukrainë

Aleksandar Vuçiq kritikoi faqet e internetit ruse dhe grupet e mediave sociale për publikimin e reklamave në gjuhën serbe, në të cilat grupi mercenar privat rus bën thirrje që vullnetarët t’i bashkohen radhëve të tij.

Duke folur në një transmetim televiziv, Reuters e citon presidentin serb të ketë thënë, “Pse ju nga Wagneri thirrni dikë nga Serbia kur e dini se kjo është kundër rregulloreve tona?”

Vullnetarët serbë morën pjesë në luftë përkrah forcave pro-ruse në Ukrainë në 2014 dhe 2015. Ligji serb ndalon qytetarët e saj të marrin pjesë në konflikte jashtë vendit dhe disa njerëz janë dënuar për këtë, përcjell UBT News.

Vuçiq mohoi raportet se Grupi Wagner kishte një prani në Serbi, vend ky ku organizatat pro-Kremlinit dhe ultranacionaliste kanë mbështetur pushtimin e Ukrainës./UBTNews/

Exit mobile version