UBT News

Vuçiq e ka gati raportin për Kosovën

Kryetari i Kuvendit të Serbisë, Ivica Daçiq, deklaroi se presidenti i këtij vendi, Aleksandar Vuçiq, do të paraqesë një raport mbi Kosovën sot para përfaqësuesve të partive jo-parlamentare, të cilat marrin pjesë në dialogun ndërpartiak.

Në një deklaratë për Tanjug, Daçiq vlerësoi se ky është një kontribut në unitetin e përgjithshëm të shtetit, transmeton Klankosova.tv.

Edhe para shkuarjes në Bruksel ku u pati takuar për herë të parë me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti më 15 qershor, Vuçiq, kishte njoftuar se do t’iu drejtohet deputetëve rreth të njëjtës temë në një seancë e cila do të mbahet më 22 qershor.

Exit mobile version