Ish-presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, sot do të bëjë betimin në Parlamentin e Serbisë për mandatin e dytë presidencial, të fituar nga zgjedhjet presidenciale më 3 prill të këtij viti.
Seanca e posaçme e Kuvendit është caktuar për në orën 11:00, me deputetet e mandatit të kaluar, meqenëse nuk janë certifikuar ende zgjedhjet parlamentare, për shkak të rivotimit më 27 maj në fshatin Tërnoc të Bujanocit.
Në seancë pritet të marrin pjesë edhe tre ish-deputetët shqiptarë nga Lugina e Preshevës, Shaip Kamberi, Nadije Beqiri dhe Argjend Bajrami./UBTNews/