Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka zhvilluar një bisedë telefonike me Kryeministren italiane Giorgia Meloni, në të cilën janë diskutuar çështje të rëndësishme gjeopolitike dhe të situatës në rajonin e Ballkanit. Biseda ka qenë e fokusuar në thellimin e bashkëpunimit dypalësh dhe në perspektivën evropiane të Serbisë.
Në një deklaratë të përbashkët, Presidenti Vuçiq dhe Kryeministja Meloni kanë konfirmuar planin për të mbajtur një samit të dy qeverive në Beograd deri në fund të vitit 2024. Kjo takim pritet të jetë një platformë për diskutime dhe koordinim të çështjeve të përbashkëta politike dhe ekonomike mes dy vendeve.
Presidenti Vuçiq ka shprehur vlerësimin e tij për rolin e rëndësishëm të Italisë si partner politik dhe ekonomik për Serbinë, dhe ka shprehur falënderim për mbështetjen e vazhdueshme të Italisë në rrugën e Serbisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.
Pjesë e bisedës ishin edhe çështje të përbashkëta të interesit të dy vendeve në aspektin e zhvillimit ekonomik dhe rrugës së integrimit evropian të Serbisë, duke theksuar nevojën për bashkëpunim të thelluar në të ardhmen./UBTNews/