UBT News

Vuçiq: Bisedimet të vështira, por jam i kënaqur me interesimin e Gjermanisë

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në fund të vizitës së tij në Berlin, tha se bisedimet kanë qenë të vështira, por është i kënaqur me interesimin e madh të qeverisë gjermane për bisedimet me Serbinë.

Vuçiq tha se bisedimet ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës do të vazhdojnë më 13 maj.

Pas takimit me ministren e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock, Vuçiq tha se ka biseduar edhe me kancelarin gjerman Olaf Scholz, me ftesë të të cilit ishte në Berlin dhe ka diskutuar me ministrin të gjitha çështjet e rëndësishme, si perspektiva evropiane, kriza në Ukrainë dhe situata në Kosovë, raporton RTS, transmeton Klankosova.tv.

“Bisedimet nuk ishin të thjeshta, por jam i kënaqur me interesimin e madh të qeverisë gjermane për bisedimet me Serbinë. Ky është një lajm i rëndësishëm”, theksoi ai.

Exit mobile version