UBT News

Vuçiq: ‘Ballkani i Hapur’ është ide paqeje

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, e quajti një “ide paqeje” nismën e ndërmarrë me kryeministrin Edi Rama dhe Zoran Zaev të Maqedonisë së Veriut. Sipas tij, ka ende shumë për të bërë në mënyrë që gjithçka të jetë gati brenda vitit 2023.

“Është një vendim historik, por zbatimi i tij është çështje tjetër”, tha Vuçiq në një intervistë për Televizionin shteëror të Serbisë.

“Ka ende shumë punë për t’u bërë në mënyrë që të nisë në vitin 2023. Është një ide paqeje dhe stabiliteti, e cila nuk na është imponuar nga jashtë. Dera është e hapur për të gjithë por ne nuk do t’i lutemi më njeriu”.

Exit mobile version