UBT News

Vuçiç u kërkon serbëve të Kosovës të mos bien pre e “provokimeve” nga Prishtina

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq të hënën u bëri thirrje serbëve të Kosovës që të mos bien në sipas tij, “provokimet e Prishtinës”.

“Njerëzit tanë e dinë se ku janë foletë e tyre të snajperit, çfarë lloj armësh kanë, të cilët i kishin futur në territorin e veriut (të Kosovës) 24 orë dhe 48 orë më parë. Njerëzit tanë dinë gjithçka, ashtu si ne – unë thjesht po u kërkoj njerëzve tanë të mos bien në provokime”, tha Vuçiç, shkruan Tanjug, transmeton UBT News.

Ai gjithashtu u bëri thirrje protestuesve serbë të Kosovës që të protestojnë në mënyrë paqësore dhe pa incidente.

Ai tha se masat e mundshme nga Beogradi do të diskutohen në sesionin e Këshillit të Sigurisë Kombëtare që do të mbahet sot. Ky takim është thirrur pasi që të hënën Qeveria e Kosovës vendosi masën e reciprocitetit për veturat me targa nga Serbia./UBTNews

Exit mobile version