UBT News

Vuante nga një sëmundje e rëndë, vdes personi që u rrit në xhungël

Ka vdekur Ho Van Lang, personi i cili u rrit në xhungël. 52-vjeçari, njihej si “Tarzani i jetës reale”. Ai ka ndërruar jetë nga kanceri në mëlçi, shkruajnë mediat e huaja.

Ho Van Lang jetoi në xhungël me babain e tij për 40 vite. Ata ishin larguar nga Amerika në kohën kur ishin bombardimet me Vietnamin. Babai i 52-vjeçarit kishte treguar se kishte ikur nga Amerika pas bombardimeve, ku humbi jetën gruaja e tij dhe dy fëmijët e tjerë.

Ata nuk patën kontakt me asnjë qenie njerëzore tjetër ose botën moderne për katër dekada, shkruan “The Sun”.

Miqtë e 52-vjeçarit shprehen se jeta “moderne” ndikoi në jetën e tij. Ho Van Lang 8 vitet e fundit i kaloi në botën “moderne”.

Eksploruesi Alvaro Cerezo tha: “Unë jam shumë i trishtuar ta shoh atë të largohet, por për mua, vdekja e tij është gjithashtu një çlirim sepse e di që ai vuante muajt e fundit”.

Exit mobile version