Presidenti i Haitit, Jovenel Moïse ka mbetur i vdekur në një sulm me armë zjarri në shtëpinë e tij. Mediat ndërkombëtare raportojnë se një grup individësh të paidentifikuar sulmuan rezidencën private të presidentit. Raportohet se edhe Zonja e Parë u plagos në këtë sulm.
Jovenel Moïse, 53-vjeçar, erdhi në pushtet në shkurt të vitit 2017, pasi paraardhësi i tij, Michel Martelly u largua nga posti.
Moïse u përball me akuza për korrupsion dhe madje gjatë periudhës sa e udhëhoqi shtetin, u organizuan shumë protesta anti-Qeverisë./UBTNews